Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me pagat, Berisha: Të dhënat dolën pas darkës mes Bashës, Ballës dhe Veliajt

Skandali me pagat, Berisha: Të dhënat dolën pas darkës mes

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se publikimi i të dhënave personale të 630 mijë shqiptarëve kanë dalë qëllimisht në këtë kohë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha thotë se publikimi i tyre është bërë për të zvogëluar krizën në PD dhe për të larguar vëmendjen nga debati për inceneratorët, teksa disa ditë më parë u arrestua ish ministri Lefter Koka.

 Mbas emisionit po shkonte për ngushëllim. Ky po shkonte në darkë me Veliajn dhe Ballën, por kjo nuk qëndron, kjo është një histori si e ngjalave. Kemi të bëjmë më një konglomerat, një bashkëpunim të tyre. Të dhënat dolën pas darkës te Irfan Hysenbelliu”, tha Berisha.

Berisha shton se Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet me inceneratorët dhe të sakrifikojë Beqen.

Për mua ky super skandal do çonte në dorëheqjen e qeverisë dhe unë kërkoj dorëheqjen e Ramës. Kjo ka zier nën kapak. Shkaku kryesor i nxjerrjes së tij është për të zëvendësuar hajdutin me thes tek inceneratorët, me hajdutin anonim ose hajdutin Arben Malavita. Për të thënë që nuk po vjedhim vetëm ne por janë edhe rrogëmëdhejtë. Asnjë media serioze nuk e pranoi sapunin për djathë. Koka ishte një hajdut i dobishëm, përmes tij mund të vidhnin dhe të tjerë. Ky ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm për aferat e inceneratorëve.

Ata kanë thënë ti nxjerrim sepse kriza e PD zvogëlohet, por në fakt drejtoresha e AKSHI-t është njeriu që ka shtuar me 15 herë vjedhjet sekrete. Rama doli me të në krah. Rama kërkon të shpëtojë kokën e vet me inceneratorët dhe të sakrifikojë Beqen. Kompania e tij siguron të dhënat e AKSHI-t, ose Beqja ose baxhanaku i Ramës që fitojnë bashkë tenderat. Ai ka marrë mbi 50 tendera”, tha Berisha.

 

Të fundit