Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me pagat, Kulluri: Nuk ka zgjidhje me ata që qarkullojnë pushtetin mes vetes. Boll më!

Skandali me pagat, Kulluri: Nuk ka zgjidhje me ata që qarkullojnë

Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri deklaron se elita drejtuese politike, ekonomike dhe mediatike po mundohet te manipuloje opinionin publik duke thëne se dalja e listës se pagave është kriminale për shkak te shkeljes se privatësisë.

Në një postim në Facebook, Kulluri thotë se skandali i këtij publikimi qëndron diku tjetër, teksa kjo elitë sipas tij me punë të pandershme dhe tendera korruptivë bën evazion fiskal duke deklaruar rroga qesharake qe fshehin taksat ose burimin e te ardhurave!

Elita drejtuese politike, ekonomike dhe mediatike po mundohet te manipuloje opinionin publik duke thene se dalja e listes se pagave eshte kriminale per shkak te shkeljes se privatesise!

Jo! Ajo liste eshte kriminale per nje arsye tjeter: keta jane feudalet e rinj liberale, qe pasurohen ne menyre te pandershme me parate e PPV, tenderave korruptive dhe shitjen e interesave te opozites po per keto arsye e me keq bejne evazion fiskal duke deklaruar rroga qesharake qe fshehin taksat ose burimin e te ardhurave!

Jane ne nje thes te tere! Jane bere bllok kunder shqiptareve! Nuk e duan punen por vetem zhvatjen e parave te taksave dhe bankave qe ne fund jane parate e shqiptareve! Me pune nuk do pasuroheshin dot kaq shume dhe burimet do shperndaheshin ne menyre me te drejte! Kapitalizmi nuk eshte zhvatje por prone, pune dhe konkurence e ndershme!

Ndaj nuk ka zgjidhje me ata qe qarkullojne pushtetin mes vetes! Ky eshte llumi i tranzicionit pershire edhe ate qe po e thote cdo dite nga halli i karriges! Boll me!”, shkruan Kulluri.

 

 

Të fundit