Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali me rindërtimin/ Berisha: Po pasurohen me fatkeqësitë e të tjerëve, diskriminim i egër politik

Skandali me rindërtimin/ Berisha: Po pasurohen me fatkeqësitë e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar një familje në Durrës të prekur nga tërmeti i vitit 2019, që ende nuk ka marrë dëmshpërblim nga qeveria.

Berisha u shpreh se me fondet e rindërtimit po pasurohen të tjerë duke grabitur paratë që duhet t’i merrnin të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

“Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve. Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin.

Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën.

Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta.

Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.

Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona.

Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja. Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë.

Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë”, deklaroi Berisha.

Të fundit