Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali “Mogerini”/ Berisha: Të hetojë Prokuroria Publike Europiane, BE të mos heshtë për shkak të “kimive” me individë

Skandali “Mogerini”/ Berisha: Të hetojë Prokuroria Publike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë ku i kërkon Komisionit Europian të vendosë si kusht për Shqipërinë bashkëpunimin e plotë me Prokurorinë Publike Europiane, veçanërisht për hetimin e përdorimit të fondeve të BE në vend.

Sipas Berishës, transparenca mbi fondet europiane është e domosdoshme dhe Shqipëria duhet të detyrohet të japë akses të plotë ndaj çdo hetimi që lidhet me këto fonde.

Ai shtoi se, ndonëse kjo prokurori funksionon për vendet anëtare, në raste kur institucionet vendase “bllokohen”, duhet të ketë akses të plotë për hetimin e fondeve europiane.

Berisha ngriti gjithashtu akuza për mungesë transparence mbi një çështje që ai e quajti “skandali Mogherini”, duke pretenduar se nuk ka hetim në Shqipëri dhe se informacioni po mbahet i fshehur nga publiku.

Ai kritikoi gjithashtu Përfaqësinë e BE në Shqipëri, duke thënë se nuk duhet të ndikohen nga “kimite personale” në komunikimin me procesin e integrimit.

PJESE NGA FJALA

Unë i bëj thirrje Komisionit Europian të vendosë si kusht bashkëpunimin e Shqipërisë me Prokurorinë Publike Europiane.
Si një kusht i domosdoshëm për transparencën e përdorimit të parave të BE në Shqipëri.
Unë e di se ajo prokurori funksionon për vendet anëtare, por mendoj se në rtaste të tilla kur prokuroria e vendit bllokohet, është e domosdoshme që të paktën për fondet e BE, Shqipëria të jetë e detyruar për t’i dhënë akses të plotë Prokurorisë Publike Europiane.
Heton njeri në Shqipëri skandalin Mogerini? Jo, katër herë më i madh se i Bryzhit, mikesha e Edi Ramës, lobistja e Edi Ramës.
Dhe gjëra të tjera plot.
Ndaj dhe u ndala në këtë sepse askush nuk ka të drejtë t’u fshehë shqiptarëve një proces që duhet të jetë transparent në çdo hap të tij.
Dy ditë më parë është bërë mbledhja tjetër, është sjellë raport i ri.
Janë shtuar ndjeshëm kërkesat për Shqipërinë.
Shqiptarët nuk dinë asgjë.
Nuk shkon kjo.
Pse? Sepse qeveria i fsheh. I fsheh një herë, i fsheh dy herë, i fsheh tre herë, por unë gjykoj se përfaqësia e BE nuk duhet të pajtohet me këtë fshehtësi dhe këtë fshehje.
Duhet të informojë.
Duhet të dalë jashtë kimisë që ka për këtë apo atë person.
Interesat e shqiptarëve janë që të informohen plotësisht për procesin.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit