Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali në kopshtin privat në Tiranë, deputetja e PD: Si nënë jam e tmerruar, si ligjvënëse jam e turpëruar

Skandali në kopshtin privat në Tiranë, deputetja e PD: Si
Edukatorja Majlinda Dehima

Skandali i publikuar mbrëmë ku edukatorja e një kopshti privat në Tiranë akuzohet dhunon brutalisht një fëmijë 3 vjeç, madje mund t’i ketë thyer edhe njërën këmbë ka ngjallur reagime të shumta.

Deputetja e PD, Ina Zhupa shkruan në rrjetet sociale se për ngjarjen e rëndë se kemi të bëjmë me një krim të trefishtë, ku përfshihen edhe instancat shtetërore.  

Reagimi i plote:

Krimi i trefishtë dhe dënimet maksimale për secilin kriminel, për ngjarjen e rëndë në kopshtin Stinët!

Si nënë jam e tmerruar, si ligjvënëse jam e turpëruar që nuk bëmë dot dicka para.
Krimi i parë është bërë nga një “edukatore” kriminele që ka plagosur me vetëdije, me akte dhune një fëmijë 3 vjeç! A ishte kjo e certifikuar për edukatore? A kishte bashkë-edukatore?!
Krimi i dytë është fshehje dhe me shumë mundësi korruptimi i organeve përgjegjëse për mos daljen në pah dhe mos dënimin e krimit. Të gjithë duhet shkojnë para drejtësisë, bashkë me kriminelen e parë. Duke u nisur që nga pronari i këtij biznesi të palincensuar dhe pa siguri dhe standarde. Ka fshehje nga policia, nga mjekësia ligjore, nga drejtoresha, të gjithë para ligjit.
Krimi i tretë është shtetëror, krimi atyre inspektoriate të ministrisë arsimit që lajnë duart me krimin duke thënë ishte i palicensuar. Po ju cfare detyre keni? Si e monitoroni territorin?
Para nje viti një 3 vjecar në Fier vdiq nga varësja e xhupit. Pas asaj ngjarje që thatë ndodhi nga një kopsht i palicensuar dhe niset punën medemek që mos kishte më kopshte palincesuar që ushtronin aktivitet. Si nuk e patë mes Tirane? Si nuk e patë kur shpallte reklamën në instagram dhe kudo? Ju duhet dënoheni si kriminel, për shpërdorim detyre, për bashkë fajtore në dhunë, me në krye ministren që e ka mendjen të ndjeki Ramën me stekë bilardo në dorë sesa të kryej funksionet e saj.

 

Të fundit