Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na informoni për mungesën kriminale të medikamenteve

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH për situatën në Spitalin Onkologjik.

Demokratet e kanë cilësuar kriminale, mungesën e medikamenteve në këtë spital, ato kërkojnë që t’u jepet informacion nga ana e institucioneve.

"Denoncimet publike të sjella nga media të ndryshme, qytetarë, etj, sjellin raste flagrante që pasqyrojnë këtë situatë, me mungesë  shërbimesh jetike për dhjetëra apo qindra pacientë, mungesë medikamentesh e deri te mungesa e rimbursimit të trajtimeve mjekësore. Kjo situatë është e papranueshme, në një kohë kur buxheti i shtetit nga vitit në vit deklarohet se ka rritje për shëndetësinë, ndërkohë shërbimi shëndetësor për pacientët mungon", thuhet në kërkesën e deputeteve të PD.

Letra është firmosur nga Albana Vokshi, Ina Zhupa, Elda Hoti, Denisa Vata, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe deputete të tjera.

Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na Skandali në Onkologjik/ Deputetet e PD shkresë institucioneve: Na

Të fundit