Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali Rama–McGonigal, PD nxjerr faktet e publikuara në mediat ndërkombëtare

Skandali Rama–McGonigal, PD nxjerr faktet e publikuara në mediat

Partia Demokratike ka nxjerrë një video, ku tregon pasqyrimin e skandalit të McGonigal nga mediat e huaja. Videoja u publikua gjatë deklaratës për mediat të shefit organizativ të PD, Klevis Balliu.

Ky i fyndit theksoi se “në mbarë botën diskutohet, analizohet dhe hetohet për një skandal global agjenturor, ku përfshihen fijet e KGB me agjentë të dyfishte, në të cilin është i përfshirë, i përmendur dhe me një rol themelor në Edi Rama”. 

Më tej nënvizon se ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri kërkohet mbulimi dhe jo hetimi i këtij skandali që rrezikon raportet diplomatike Shqipëri-SHBA. Hetimet kanë nxjerrë se Rama ka paguar për të dëmtuar opozitën në Shqipëri.

“Për të njëjtat shërbime agjenti McGonigal është paguar dhe nga oligarku i Putinit që është investitor strategjik i Rames. Rama dhe Oleg Deripaska kanë të njëjtat forma të mbajtjes së pushtetit, qe burojne nga mbytja e kundershtarit. Në një vend normal sot Drejtësia do të kishte reaguar dhe hetuar, por këtu ka një heshtje të turpshme”, shtoi Balliu.



Të fundit