Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali te Onkologjiku, Berisha: Është denoncuar me qindra herë, rrënjët i ka te Rama, Manastirliu e Beqaj

Skandali te Onkologjiku, Berisha: Është denoncuar me qindra herë,

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me skandalin në QSUT, ku mjekë dhe punonjës të spitalit Onkologjik të Tiranës, abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri. 

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se raste të tilla janë denoncuar me qindra herë dhe se rrënjët i ka te Rama, Manastirliu e Beqaj. 

BerishaÇdo ditë, ju dëgjoni skandale. Por gjithçka përcaktohet mbi të gjitha nga vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Sot mediat paraqitën raste dramatike në trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje.
Miq, po kjo që japin mediat sot është denoncuar me dhjetëra e qindra herë dhe rrënjët e saj janë tek Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqa, ish-kunata e Edi Ramës.
Miq, po sa herë është denoncuar në media se të sëmurët me neuroplasira nuk marrin dot ilaçet se mungojnë?
A ka krim më të shëmtuar se sa kobalto-terapia që ka të paktën 40 vite e instaluar në atë spital, të mos funksionojë sot? Sepse vjedh Odeta, sepse vjedh Rama, se këta faqezinj nuk kanë nder e moral, nuk kanë shpirt.

Të fundit