Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali te Onkologjiku, Noka: Kush ndot bluzën e bardhë duhet të përballet me drejtësinë

Skandali te Onkologjiku, Noka: Kush ndot bluzën e bardhë duhet të

Deputeti i PD-së Flamur Noka duke folur për skandalin te ‘Onkologjiku’ ka bërë thirrje për protesta për të rrëzuar qeverinë përballë këtyre skandaleve.

“E gjitha ka një burim propagandën, burimi i së keqes edhe tek onkologjiku edhe në çdo sistem tjetër, bëhet me regji që nesër Rama t’u thotë shqiptareve të lodhur e sfilitur me shëndetësinë falas ja fajtorët nuk jemi ne, janë mjekët, ata e hakan kumbulla pas shpine kryeministrit.

E gjitha kjo ka një qëllim, të spostohet vëmendja nga batërdia e qeverisë, ka mjekë që e ndyjnë bluzën e bardhë dhe e shkelin Betimin e Hipokratit, spitalet në Shqipëri janë në ditën më të zezë, të vetmit që janë brenda karakatinave janë stafi shëndetësor, në çdo spital ka problematika të rënduara në aspektin e imazherisë.

Më të mirët në vjedhje dhe keni edhe goxha përvojë, keni shkuar deri te vjedhja 100 përqind. Edhe ajo që ndodhi tek onkologjiku nuk ishte spontane apo rastësi. Kështu funksiononi ju. Është e natyrdshme revolta dhe neveria që kanë shkaktuar në publik episodet e Onkologjikut.

Unë kam punuar vetë aje, ndjej dhimbje e keqardhje, por kush ndot bluzën e bardhë duhet të përballet me drejtësinë. Duhet të bëjmë një analizë, edhe dje kur tek Onkologjiku kishte rënë bomba qytetarëve u është shërbyer, qindra pacientë janë vizituar. Mjekët më të keqpaguarit e Europës punojnë me përkushtim. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Edhe dje tek Onkologjiku përkushtimi i mjekëve ka qenë. Të jemi kujdesshëm të mos ngremë histeri kolektive kundër mjekëve”, tha Noka.

 

Të fundit