Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali tek Onkologjiku/ PD kërkon interpelancë me Koçiun, Bardhi: Duhet të mbajnë përgjegjësi

Skandali tek Onkologjiku/ PD kërkon interpelancë me Koçiun,

Gazment Bardhi ka folur për mediat nga selia blu pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Bardhi zbuloi se grupi ka miratuar kërkesën për të kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin tek Onkologjiku ku mjekët bënin pazare për pushime e luks me lekët e kimioterapisë dhe operacioneve të pacientëve.

Bardhi tha se ka pasur denoncime si nga opozita dhe nga gazetarët por s’kanë marrë masa.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët.Kërkesa për interpelancë, është dorëzuar sot. Secili nga ata që janë përfshirë në skemë, pasi ka dhe të tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Të fundit