Flash News

Ditari i Opozitës

Sloganet e Ramës mbushin Tiranën, Strazimiri: KQZ nuk bën detyrën, pret urdhra nga qeveria

Sloganet e Ramës mbushin Tiranën, Strazimiri: KQZ nuk bën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka kritikuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që hesht para sloganëve me mesazhe denigruese ndaj liderëve të opozitës.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Strazimiri tha se KQZ pret një urdhër nga qeveria për të vepruar duke bërë “shurdh memecin”. Strazimiri tha se kjo sjellje e çon KQZ-në në ditët më të errëta të institucionit.

Demokrati shtoi se një nga faktet që po e ndihmon Ramën në këtë fushatë, është vendosja e imazhit të tij në rrugët e Tiranës, pasi e ka kuptuar se kandidatët e tij të 14 majit nuk frymëzojnë askënd.

“E vetmja arsye është që KQZ ashtu si çdo institucion tjetër në Shqipëri, që të kryejë detyrën pret urdhër nga qeveria, një urdhër që nuk do vijë kurrë dhe duke bërë shurdhin ose memecin KQZ mendon se mund të kalojë radhën. Unë do t’ia këshilloja Ilirian Celibashit një sjellje të tillë që do ta çonte atë dhe KQZ vetë, në ditët më të errëta të këtij institucioni, periudha 2000-2003, kur opozita u ngrit në këmbë dhe protestonte për të drejtat e saj në fakt sepse Ilirian Celibashi dhe KQZ nuk po kryenin detyrën.

Nga pikëpamja elektorale, flas në kuptimin si person që po merrem me fushatën e PD mendoj se një nga elementet kryesore që po ndihmon në këtë fushatë është pikërisht fakti që Edi Rama ka vendosur fytyrën e tij si imazh, që është fytyra më e urryer, dhe ndoshta kalon pak në neveri dhe përbuzje ajo që qytetarët kanë për Erion Veliaj, por gjithsesi është figura më e urryer. E vetmja gjë që ka kuptuar është se 61  e tij kandadiatë nuk frymëzojnë askënd dhe për këtë arsye nuk tërheqin dot vota dhe ai mendon njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1991, që është i vetmi që mund të tërheqë nga pas një lokomotivë,  vagonat me krime dhe mëkate të jashtëzakonshme që ka kryer në këto dhjetë vite ai, dhe gjithë skuadra që ai drejton”, tha Strazimiri.

Të fundit