Flash News

Ditari i Opozitës

"S’mbajti premtimin për paketën e tretë", PD tregon faktet: Rama braktisi ekonominë me dy paketat gjysmake prej 101 milionë eurosh

"S’mbajti premtimin për paketën e tretë", PD

Opozita ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama lidhur me braktisjen e ekonomisë, teksa Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, DorjanTeliti, është shprehur së fundmi se biznesi është drejt falimentit.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Teliti thekson se kreu i qeverisë nuk mbajti premtimin për paketën e tretë dhe sipas tij, në buxhet ka para të cilat nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të.

Më tej ai shkruan se ndërkohë që Rama u tërhoq për paketën e tretë, Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.

Reagimi i plotë:

Ekonomia buzë greminës, biznesi në faliment, qytetarët të dëshpëruar.

Faktet janë kokëforta: ER me dy paketat e tij gjysmake prej 101 milionë euro thjesht braktisi ekonominë.

Premtoi paketën e tretë por më pas u tërhoq, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka dhënë paketën e katërt.

Premtoi paketën e rimëkëmbjes, por ishin thjesht propagandë boshe.

Paratë janë, buxhet ka, lekët e shqiptarëve nuk mund të jenë vetëm për të paguar koncesionet dhe PPP-të. Koha nuk pret!

 

Të fundit