Flash News

Ditari i Opozitës

S’mori mandatin e deputetes, Meçorapaj kritike me strategjinë e Bashës: S’duhej të digjnim mandatet, u përdor nga kundërshtari

S’mori mandatin e deputetes, Meçorapaj kritike me strategjinë
Nada Meçorapaj

Kandidatja e PD për qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka shprehur pakënaqësi me strategjinë e ndjekur nga kreu i PD, Lulzim Basha, duke theksuar se braktisja e mandateve ishte një gabim që u shfrytëzua nga kundërshtari.

Në një intervistë për Fax News, ish deputetja thotë se duhet të ishin njohur më mirë me kundërshtarin dhe të luftonin në të njëjtat mënyra si ata.

Mendoj se duhet të ishim njohur më mirë me kundërshtarin dhe të luftonim në të njëjtat mënyra si ata. PD e nisi këtë garë në kushte jo të barabarta sepse PS kishte të gjitha pushtetet.

Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin që ne braktisëm mandatet. Dua të jem realiste për të pranuar se braktisja e tyre ishte një vendim i gabuar.

Mendoj që kundërshtari ynë politik i ka përdorur të gjitha fomat e manipulimit, por ajo cfarë më tremb më shumë është fakti që sa herë ka zgjedhje, njerëzit e lidhin me blerjen e votave.

Kjo është e frikshme dhe bën që qytetarët të stepen dhe të mendojnë se është shumë e vështirë që të heqin Edi Ramën me votë nga populli”- tha Meçorapaj.

E renditur e 9-ta në qarkun e Vlorës,

Ajo nuk është shprehur shumë e kënaqur, pas renditjes së saj e 9-ta në listën e qarkut të Vlorës.

Numri 9 për mua nuk ishte një privilegj shumë i madh, sepse duke pasur një renditje më parë në një zonë më të sigurt në vendin e dytë. Por sigurisht roli im në partinë Demokratike nuk është se kufizohet vetëm nga sigurimi i një mandati deputeti.

Sigurisht fushata ime ka qenë aktive, dhe në këtë këndvështrim kam qenë gjatë gjithë kohës në terren. Personalisht kam bërë maksimumin, jam shumë e kënaqur që në zonën që unë përfaqësoja, kishte goxha ngarkesë dhe unë e përfaqësova shumë mirë pasi rezultati ishte i mirë.

Për këdo që merret me politike, renditja ka një lloj ndikimi, por unë jam këtu sepse si familje kemi qenë gjithmonë e djathtë. Kam qenë ajo që kam zgjedhur që si grua të bëj gjithonë hapa të sigurt”- u shpreh Meçorapaj.

 

Të fundit