Flash News

Ditari i Opozitës

PS bojkoton Komisionin Hetimor për 25 Prillin, Bardhi: S'e pengojnë dot hetimin e masakrës zgjedhore

PS bojkoton Komisionin Hetimor për 25 Prillin, Bardhi: S'e

Partia Socialiste ka bojkotuar sot mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Me një postim në Facebook, Bardhi ka ndarë një foto me sallën e boshatisur.

Ai shkruan se pavarësisht kërkesës së tyre për ta shtyrë mbledhjen sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për 25 Prillin nga radhët e socialistëve, nuk janë paraqitur në seancë.

“Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuan vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit,” shkruan Bardhi në Facebook.

Të fundit