Flash News

Ditari i Opozitës

"Socialistët, skllevër që ndjekin Belindën", Berisha: Për imunitetin vendos Këshilli i Mandateve, jo deputetët

"Socialistët, skllevër që ndjekin Belindën",

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi në një konferencë me gazetarët veprimin e socialistëve lidhur me kërkesën e Prokurorisë për imunitetin e zevendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Berishës, vendimi për imunitetin nuk i takon grupit parlamentar, por Këshilli i Mandateve, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste, të cilët ai i përshkroi si “skllevër” , kanë shkelur Kushtetutën duke bërë presion dhe duke mos marrë vendim në përputhje me rregullat.

Sali Berisha: Ju e dini që unë i kam quajtur mandate krimi mandatet e tyre. Dhe nuk e kam bërë pa baza, nuk e kam bërë pa argumente, pa fakte.

Por unë di një gjë, që nuk është grupi me Kushtetutë ai që përcakton qëndrimin ndaj kërkesës së prokurorisë për imunitetet. Nuk është grupi, është Këshilli i Mandateve që e voton dhe e përcakton.
Por ata si skllevër nuk guxuan të votojnë dhe u shprehën aty në kundërshtim me Kushtetutën se vendimin do ta marrin pasi të diskutojnë në grup.
Nuk ka ndodhur kurrë.
Kështu që ata janë marioneta të Edi Ramës, sepse të gjithë janë të lidhur në krime dhe e dinë që aty do ndjekin Belindën.

Të fundit