Flash News

Ditari i Opozitës

"Sondazhi i vërtetë", Këlliçi vijon turin e takimeve me qytetarët: 14 Maji dita e ndryshimit!

"Sondazhi i vërtetë", Këlliçi vijon turin e

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar turin e takimeve me qytetarët teksa sot është ndalur në Sauk dhe zonën e Liqenit të Thatë.

Nga Sauku, Këlliçi denoncoi Bashkinë e Tiranës se po dërgon gjobvënësit e Policisë Bashkiake dhe Tatimet, te bizneset të cilët dalin hapur në mbështetje të ndryshimit.

Më ka ndodhur një praktikë në pjesën dërrmuese të rasteve kur kam hyrë ne biznese, ku kanë ardhur kamerat, ditën e nesërme jam kontaktuar nga drejtuesit e PD në ato njësi, në ato zona, dhe më kanë thënë se të nesërmen ka vajtur Policia Bashkiake për të gjobitur ato biznese dhe tatimorët e bashkisë kanë shkuar për t`i gjobitur. Kështu që duke qenë se ka një seri masash represive ndaj biznesit edhe ndaj qytetarëve që dalin dhe mbështesin hapur publikisht ndryshimin, që më mbështesin mua, kam vendosur që të mos i vendos në pozitë të vështirë, mos t`i pengoj në punën e tyre dhe sigurisht preferoj përherë t`i takoj pa kamera”-tha Këlliçi.

Ndërsa në zonën e Liqenit të Thatë, Këlliçi denoncoi përsëri kreun e IMT, Mariglen Qato. Gjatë takimeve me qytetarët, Këlliçi u njoftua se tenderi për punimet për rehabilitimin e Liqenit të Thatë, ishin fituar nga kompania “5D Konstruksion”, e të afërmëve të Mariglen Qatos.

Sipas qytetarëve që citoi Këlliçi, punimet nisën tre vjet më parë dhe kishin afat për të përfunduar 6 muaj, por ende sot pas tre vjetësh, ato nuk janë mbyllur.

"“Është tabela që është vendosur prej tre vjetësh për punimet rreth liqenit. E ka pasur afatin 6 muaj, edhe sot është e papërfunduar. Këtu është bërë ky projekti, i cili është tenderuar e ka fituar firma e famshme “5D Konstruksion”. Pak a shumë këtë quajnë rehabilitimin, ka arritur deri te pjesa ku është pallati që është ndërtuar, deri te cepi atje ku fillon hoteli dhe deri te cepi tjetër këtu”-thanë disa qytetarë. Ndërkohë Belind Këlliçi u shpreh: “O shife, qenka Mariglen Qato, opa, se prandaj nuk bëhen projektet. Opa Marigleni, doli Marigleni. I bëjmë thirrje Mariglen Qatos, t`u thotë atyre të “5D-s”, që janë bërë tre vjet. E ka pasur 6 muaj kur ka vjedhur lekët, janë bërë tre vjet. Prandaj nuk vejnë datë dhe rrejnë, se thonë e kemi vënë tani. Jemi i vetmi kryeqytet në botë, që për tre vjet kemi ndryshuar tre herë planin rregullues. Një plan që normalisht nuk ndërron në 20 vjet. Pra kur bëhet një herë nuk ndërron në 20 vjet. Ne e kemi ndërruar tre herë në tre vite. Llogariteni vetë arsyen”-tha Këlliçi.

Për t’u dhënë fund këtyre problemeve, Belind Këlliçi kishte edhe një thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës.

Një lajm i mirë është për të gjithë qytetarët, që kater ditë na ndajnë nga dita e votimit, nga ndryshimi. Kështu që nëse doni ndryshim, dilni, shkoni të votoni në datë 14 maj ditën e dielë. Dilni votoni masivisht, masivisht, masivisht. Dilni merrni pjesë në votim, mos i dëgjoni këta që thonë: e kanë të fituar, kanë shumë lekë, kanë media, zero. Hajdeni me mua shihni opinionin publik, shihni qytetarët në rrugë, shihni dhe kërkojini një herë të vetme, një herë të vetme Erion Veliajt të dali të takojë qytetarët, a del dot apo nuk del dot në rrugë. Ai është barometri kryesor, ai është sondazhi i vërtetë”-tha Këlliçi.

Të fundit