Flash News

Ditari i Opozitës

Sondazhi/ Shqiptarët 31.2% më afër Berishës dhe 19.2% më afër Bashës, 66.5% e demokratëve me Berishën

Sondazhi/ Shqiptarët 31.2% më afër Berishës dhe 19.2%

Cilit ndihet më afër shqiptarët mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës?

Sipas gjetjeve të sondazhit të Noto-s & RTV Ora rezulton se 31.2% e shqiptarëve janë më afër Sali Berishës.

Ndërsa 19.2% e këtyre personave të anketuar janë më pranë Bashës, ndërsa shumica e tyre, 49.6% e tyre janë përgjigjur “nuk e di”.

Ndërkohë, 66.5% e  zgjedhësve demokratë janë përgjigjur se janë më afër Berishë, ndërsa 24.9% e tyre si më pranë Bashës.

Nga ana tjetër, votuesit e LSI-së janë përgjigjur në nivelin e 77.9% se janë më paranë Bashës dhe vetëm 5.2% pranë Berishës.

Po ashtu, Berisha ka mbështetjen e anëtarëve të PD-së dhe votuesve, përkatësisht 87.1% dhe 72.4% e tyre.

Pyetjet së sondazhit të Antonio Noto-s & RTV Ora, qytetarët i janë përgjigjur pyetjes se sa besim kanë te kryedemokrati Lulzim Basha.

Në bazë të gjetjeve të sondazhit, besim te Basha që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë, e kanë vlerësuar me “shumë ose mjaftueshëm” 78.3% e qytetarëve.

Ndërkohë, rezulton se 55.6% e demokratëve nuk e kanë këtë besim te kryedemokrati Basha dhe po ashtu, edhe 68% e socialistëve.

Ndërkohë më pak besim te Basha duket se kanë anëtarët e LSI-së të cilët, në 77.7% të përgjigjeve janë përgjigjur se kanë pak ose aspak besim tek ai.

Në raport anëtarësh, besim se Basha mund t ë punojë në të mirë të vendit, kanë vetëm 22%, ndërsa si votues të kësaj partie vetëm 20.1%. Ora News

 

Të fundit