Flash News

Ditari i Opozitës

Soreca takon kreun e Komisionit të Medias: BE-a i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes

Soreca takon kreun e Komisionit të Medias: BE-a i jep rëndësi

Deputeti demokrat dhe njëherazi kryetari i Komisionit Parlamentar për Median dhe Arsimin Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca lidhur me situatën e lirisë së shprehjes.

Soreca u shpreh se pavarësia e organeve rregullatore të medias dhe qasja e saj në aktivitetet qeveritare, duhet të garantohet.

“Kënaqësi që u takova me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Median dhe Arsimin, z. Agron Gjekmarkaj. Diskutim i rëndësishëm mbi situatën e lirisë së shprehjes në Shqipëri, përfshirë sfidat e paraqitura në Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë 2021. Pavarësia e organeve rregullatore të medias duhet garantuar, si edhe qasja e medias në veprimtaritë qeveritare. Me rëndësi edhe përforcimi i pluralizmit të transmetuesit publik. BE-ja i jep rëndësi maksimale lirisë së shprehjes për funksionimin e një shoqërie demokratike”, tha Soreca.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se vendi ynë është ende shumë larg lirisë dhe pavarësisë së medias dhe e sheh ndihmën e Bashkimit Evropian, si tepër të domosdoshme.

“Mirëprita në një takim pune Ambasadorin e BE-së SH.T.Z Luigi Soreca. Nder të tjera diskutuam për lirinë e medias dhe rëndësinë e fjalës së lirë si pjesë e domosdoshme e demokracisë. Shqipëria është ende shumë larg lirisë dhe pavarësisë së medias ndaj ndihma dhe asistenca e BE-së në raport me vendin tonë është e domosdoshme”, shkruan Gjekmarkaj.  

Të fundit