Flash News

Ditari i Opozitës

Sorina Koti: Hera e parë që dera e PD mbyllet, mendova se ishte shaka

Sorina Koti: Hera e parë që dera e PD mbyllet, mendova se ishte shaka

Deputetja e PD-së, Sorina Koti ka komentuar situatën me të cilën u përballën sot deputetët e PD kur u përballën me dyer të kyçura në selinë e PD.

Në një intervistë për Ora News, Koti, e cila ishte mes grupit të deputetëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, thotë se kjo situatë është e paprecedente.

Sipas saj, gjithçka po i dukej një shaka e hidhur pasi nuk po u besonte syve.

Koti: Sot menduam të shkonim në seli. Është shtëpia jonë dhe e të gjithëve. E gjetëm veten të papërgatitur se nuk menduam që dyert e partisë tonë do të ishin të mbyllura. Ultimatumi mbaron në 24 të ditës së sotme. Ultimatumi në parim do të thotë që të respektohet vendimi i marrë nga anëtarësia. Kur demokratët vendosin për diçka jemi të detyruar që ta respektojmë. Ishte hera e parë që dera e partisë ishte e mbyllur. Mendoja se ishte një shaka.

 

Të fundit