Flash News
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori
Inaugurimi i Namazgjasë, Lela: Rama shkeli Kushtetutën, lejoi Erdoganin të turqizonte ceremoninë
Aksident në aksin “Koplik-Shkodër”, plagosen tre fëmijë, arrestohet i riu
Soros në delegacionin shqiptar, Berisha thirrje Kongresit të SHBA: Ndaloni me ligj veprimtarinë e tij!
Në samitin që u mbajt sot në Tiranë “Ukrainë-Europa Juglindore”, mori pjesë edhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros.
I ndalur te ky fakt, kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje Kongresit të SHBA që të ndalojë me ligj veprimtarinë e tij!
Berisha: Të dashur miq, ky samit kishte edhe një tipar tjetër.
Anëtar i delegacionit shqiptar ishte siç e patë ju, Aleksis Soros.
Aleksis Soros qëndronte bashkë me delegacionin shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë.
Prania e Aleksis Soros si anëtar delegacioni i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëve.
Aleksis Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdolloji nga një vend i caktuar.
Dhe ky mbron këtë sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët.
Aleksis Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit.
Mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Me këtë rast, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongresin e SHBA, të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij në Europë, në Ballkan, në Shqipëri.