Flash News

Ditari i Opozitës

Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, pritet takimi i Bashës me aleatët për firmosjen e marrëveshjes

Sot afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve, pritet takimi i
Opozita e bashkuar

Kjo e mërkurë shënon afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.  “Shqipëria Fiton” është emri me të cilin do të regjistrohet koalicioni i opozitës së bashkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Opozita e Bashkuar do të dalë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit, PD me partitë e vogla të djathta dhe LSI në listë më vete.

Mesditën e sotme pritet që Basha të mbledhë në seli aleatët pë të firmosur marrëveshjen e koalicionit.

Marrëveshja mes PD-së dhe partive aleate do të jetë e veçantë për çdo parti politike dhe për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, drafti që do të firmosin të dyja palët, PD dhe partia aleate, duhet të përmbajë edhe numrin se me sa kandidatë do të përfaqësohet secila parti aleate në listën e PD-së.

Deri tani, Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun. Detaje po ashtu janë lënë ende te hapura me partine e Idrizit.

Emrat e kandidatëve për deputetë që do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike, do të bëhen publike në 5 mars.

Të fundit