Flash News

Ditari i Opozitës

"Sot do denoncoj një skandal ndërkombëtar të Ramës dhe Ballukut", Ç'po paralajmëron Berisha?

"Sot do denoncoj një skandal ndërkombëtar të Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të denoncojë një skandal ndërkombëtar që lidhet me kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren e pezulluar Balluku. 

Teksa është paraqitur këtë të hënë në SPAK, Berisha tha në një deklaratë për mediat, do të paraqesë  dokumente dhe fakte që, sipas tij, do të provojnë mashtrimin e kryer ndaj shqiptarëve dhe Europës nga qeveria Rama.

Ai njoftoi se më shumë detaje do të jepen në konferencën e sotme për mediat, në orën 12:30.

Berisha: Në të gjitha hetimet e mia, absolutisht në të gjitha gjykimet për mua, gjykata ka dhënë vendime politike kundër meje siç ka marrë urdhër.
Por cili-viu- viu, kush ia bën, ia bën vetiu.
I ranë kokës.
Unë kisha dërguar në vitin 2012 nenin për heqjen e çdo lloj mbrojtje për deputetin. Dhe prapë e votoj atë nen.
Por këta e forcuan.
Por tani po përballen me atë që bënë.
Për sa i përket këtij, kemi të bëjmë me një skandal madhor ndërkombëtar, të cilin unë do e denoncoj, po e përgatis dhe do paraqes dokumente dhe fakte para shqiptarëve për aktin e paprecedent, të pashembullt, të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut që ka bërë dje.
Dje ka kryer një skandal të madh ndërkombëtar.
Dje Edi Rama bëri mashtrim të madh shqiptarëve dhe Europës, për të cilat unë do e dënoj sot me forcën më të madhe.
Për këtë çështje do të flas në orën 12:30 para medieve.

Të fundit