Flash News

Ditari i Opozitës

Sot festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë

Sot festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë

Besimtarët Myslimanë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur edhe si festa e sakrificës.

Ndërkohë edhe kryedemokrati Sali Berisha i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij”, shkruan ndër të tjerash Berisha në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.

 

Të fundit