Flash News

Ditari i Opozitës

“Sot jemi populli i gomoneve si 30 vjet më parë”, Berisha: Narkoshteti po vjedh pasuritë tona

“Sot jemi populli i gomoneve si 30 vjet më parë”, Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha thotë se shqiptarët vazhdojnë të njihen ende si populli i gomoneve njësoj si 30 vjet më parë për shkak të regjimit komunist.

Duke folur në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se edhe sot, shqiptarët vazhdojnë të ikin me gomone për shkak të narkoshtetit që sipas tij nuk respekton më votën, liritë dhe vjedh pasuritë e vendit.

Nëse 30 vite më parë u bëmë popull i gomoneve për shkak, absolutisht të kafshatës, sepse nga diktatura dolëm të tretët më të varfër në botë, sot jemi popull i gomoneve për shkak të një regjimi, narkoshteti që nuk respekton më votën tonë, liritë tona, që vjedh pasuritë tona, që shkelmon liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që pranon vasalitet.

Dhe me të gjitha këto së bashku vret shpresën e shqiptarëve dhe shpërndan si helm bindjen se Shqipëria nuk bëhet.

Një plaçkitje universale. A mund ta imagjinoni sot Shqipërinë ju, një vend pa porte. 400 km linjë bregdetare dhe nga Saranda në Durrës, portet i zhdukën.

Pra se si e si ta shkatërrojnë këtë vend. Mendoj se vendimi ynë për një veprimtari shumëplanëshe sado që kërkon mobilizim shumë më të madh është jetik.

Le të vazhdojmë mendoj unë këto linja, të bëjmë gjithçka për një proces në primare të suksesshëm, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e kombit shqiptarë që janë sot më të kërcënuara se kurrë”, tha Berisha në mbledhjen e Kryesisë.

  

Të fundit