Flash News

Ditari i Opozitës

"Sot Kosova është një dhe sovrane", Noka uron pavarësinë: Plani djallëzor e tradhtar për ndarjen mori fund

"Sot Kosova është një dhe sovrane", Noka uron

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka uruar Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë.
Noka shkruan se, ‘dita e Pavarësisë e gjeti Kosovën me institucione të konsoliduara. Kuvendi dhe Qeveria nisën punën. Mosha e re e këtij shteti europian nuk e pengon aspak të tregojë pjekurinë e vet politike’.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Një urim vëllazëror për të gjithë shqiptarët,
Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Kosova i hodhi hapat e parë të shtetformimit vite përpara çlirimit të saj, falë largpamësisë së pacifistit Ibrahim Rugova. Si shqiptarë i përulemi me mirënjohje veprës së tij atdhetare!
Nderime mërgatës shqiptare, që u kthye në atdhe për t'iu bashkuar çlirimtarëve të UÇK-së!
Djem e vajza lanë jetët e tyre për një ëndërr shumëshekullore. Liria e Kosovës ka emër.
Çlirimtarët po mbajnë mbi supe të gjitha sulmet dhe fabrikimet serbe kundër lirisë dhe pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, por triumfi i përket vetëm të vërtetës.
Dita e Pavarësisë e gjeti Kosovën me institucione të konsoliduara. Kuvendi dhe Qeveria nisën punën. Mosha e re e këtij shteti europian nuk e pengon aspak të tregojë pjekurinë e vet politike. Republika e Kosovës është një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Një vend paqedashës, proeuropeist, që meriton plotësisht anëtarësimin në NATO. Republika e Kosovës nderon me krenari historinë e popullit shqiptar dhe heronjtë tanë, pa i munguar respekt pakicave kombëtare që bashkëjetojnë me shqiptarët.
Një shtet që në pak vite ka ngritur veten me punë dhe dinjitet, duke mbyllur gojët e liga që thoshin dikur se Kosova nuk ia del dot më vete. Plani djallëzor e tradhtar për Ndarjen e Kosovës mori fund. Sot Kosova është një dhe sovrane.
Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo qofshin, sepse pavarësia e Kosovës është festa e çdo shqiptari.

https://www.facebook.com/share/p/187K1a9oY8/

Të fundit