Flash News

Ditari i Opozitës

Sot mblidhen 4 Komisione Parlamentare/ PD nuk hyn online: Deputetët do të shkojnë në sallë

Sot mblidhen 4 Komisione Parlamentare/ PD nuk hyn online: Deputetët do

Partia Demokratike ka reaguar pak para nisjes së mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, ku bën me dije se deputetët e saj do të jenë të pranishëm fizikisht në sallë.

Sot do të mblidhet Komisioni i Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe ai i Jashtëm. PD ka kundërshtuar vendimin e Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet e komisioneve të zhvillohet online, me përjashtim të atyre që janë të rëndësishme.

Sipas PD, mbledhjet e komisioneve janë më të rëndësishme se seancat plenare, ndaj dhe ka kërkuar që të zhvillohen me pjesmarrje fizike.

Njoftimi i PD:

Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne zbatim te nenit 5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit. Ftojme median te marre pjese dhe te ndjekin nga afer qendrimet per komisionin

Komisioni i Ligjeve, ora 10.30
Komisioni i Shëndetësisë, ora 11.00
Komisioni i Sigurisë, ora 11.30
Komisioni i Jashtem, ora 13.30

Të fundit