Flash News

Ditari i Opozitës

Sot mblidhet grupi demokrat, kur pritet të nisë takimi

Sot mblidhet grupi demokrat, kur pritet të nisë takimi

Sot do të zhvillohet një mbledhje e grupit të Partisë Demokratike. Mbledhja do nisë në orën 13.00 në selinë blu. Lajmin e bëri me dije një ditë më parë gjatë një interviste, deputetja Ina Zhupa.

Kjo e fundit u shpreh se është koha që deputetët të flasin “sy më sy” për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur këto gjashtë muaj, por edhe për të ardhmen e PD-së.

Mbetet për t’u parë nëse në mbledhje do të jenë të pranishëm ish-liderat, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Zhupa theksoi se diskutimi duhet të jetë i lirë, pa i vendosur limite se dhe si duhet të flasin.

“Nesër ne kemi një mbledhje grupi në orën 13.00 në selinë e PD. Unë uroj dhe duhet të ndodhë që të jemi të gjithë bashkë dhe të kemi mundësi të flasim sy më sy me njëri-tjetrin për ato që kanë ndodhur në këto gjashtë muaj. Mos të ndikohemi duke vënë limite njëri-tjetrin se sa duhet të flasim dhe si duhet të flasim.

Duhet të diskutojmë edhe për problemet e partisë por edhe për të ardhmen. Duhet të japim shembullin tonë dhe të tregojmë që jemi të përgjegjshëm për mandatin që kemi marrë. Shpresoj që mbledhja nesër të jetë një reflektim, sepse mendoj se ka ardhur moment që t’i flasim njëri-tjetri sy më sy”, tha Zhupa për “Ora News”.

 


 

Të fundit