Flash News

Ditari i Opozitës

Sot mblidhet kryesia dhe KK i PD-së, Basha përballet me Nishanin dhe Kadillin pas humbjes së zgjedhjeve

Sot mblidhet kryesia dhe KK i PD-së, Basha përballet me Nishanin dhe

Partia Demokratike pritet të mbledhë pasditen e kësaj të diele Kryesinë e partisë dhe Këshillin Kombëtar. Fillimisht, në orën 17.00 do të zhvillohet mbledhja e kryesisë dhe dy orë më pas pritet të nisë mbledhja e Këshillit Kombëtar.

“Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit” do të jetë tema e diskutimit sipas mesazhit të dërguar anëtarëve të kryesisë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Në këtë takim pritet që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të hedhë në diskutim dhe propozim shpalljen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Koalicioni "PD-AN" nuk arrit t'i fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ku arriti të merrte 59 mandate. Pas humbjes, kreu i PD-së, Lulzim Basha e konsideroi 25 prillin si një masakër elektorale, ku pretendonte për parregullsi dhe shkelje të Kodit Zgjedhor. PD ankiomi rezultatin dhe kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, por ato po rrëzohe nga KAS.

Në mbledhjen e kryesisë, kryedemokrati Lulzim Basha pritet të përballet për herë të parë pas humbjes në zgjedhje me disa prej kritikëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij. Bëhet fjalë për Fatbardh Kadillin anëtarin e kryesisë i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për kreun e PD, si  dhe Bujar Nishanin kryetarin e Këshillit Kombëtar, i cili kërkon largimin e Bashës dhe reformimin e partisë. 

Në një kohë që situata nuk duket e qetë brenda partisë, pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e kryesisë së këshillit dhe nëse do të merret ndonjë vendim.

Të fundit