Flash News

Ditari i Opozitës

Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha rikthen emrat e njohur. Zbardhen vendimet që do merren

Sot mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha rikthen emrat e njohur.

1800 delegatë të Kuvendit të Partisë Demokratike do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Punimet pritet të nisin në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve, ndërsa 20 është numri i personave që do të marrin fjalën në podium, ku mes themeluesve dhe personaliteteve do të jetë edhe ish-Nën/Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

 Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të vendosur mes 21 dhe 22 majit si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Kujtojmë se Sali Berisha e ka pranuar se do të jetë një nga kandidatët.

Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit etj.

 Sikundër edhe në Kuvendin e 11 Dhjetorit verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë dixhitale.

Të fundit