Flash News

Ditari i Opozitës

"Sot në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, shtetit i ikën i burgosuri për 4 vrasje"

"Sot në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, shtetit i ikën i

Këshilltari për sigurinë i PD-së, Xhemal Gjunkshi ka komentuar arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit.

Në rrjetet sociale, Gjunkshi heq paralelen sot me evenimentin e zhvilluar në sajë të përvjetorit të 113-të të Policisë Shqiptare.

Sipas tij, si për ironi, në këtë përvjetor, arratiset një i arrestuar për 4 vrasje, duke treguar dobësitë e strukturave të sigurisë dhe sfidat e shtetit ligjor.

  Reagimi i Xhemal Gjunkshit:

Sot, në 113-vjetorin e Policisë Shqiptare, ndodh kjo:
një i arrestuar për katër vrasje, me urdhër të SPAK, arratiset nga spitali.
Në ditën e uniformës, shtetit i ikën i burgosuri. Në ditën e propagandës, bie maska e sigurisë.
Sepse sot kemi një polici të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar,
një polici që më shumë mbron sistemin sesa ligjin dhe një shtet ku përgjegjësia humbet bashkë me të arrestuarit.
113 vite histori,
por sot, zero garanci për qytetarët.
Gëzuar përvjetorin… nëse kjo quhet shtet ligjor.

Të fundit