Flash News

Ditari i Opozitës

Sot në Apelin e GJKKO seanca për Metën e Kryemadhin

Sot në Apelin e GJKKO seanca për Metën e Kryemadhin

Do të mbahet sot në Apelin e GJKKO-së seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Mëngjesin e sotëm, Kryemadhi është paraqitur në Apelin e Posaçëm me një dosje në duar.

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet ish bashkëshorti i saj, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij pasi ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë.

Të fundit