Flash News

Ditari i Opozitës

Sot në shesh për desoroizimin e Shqipërisë!

Sot në shesh për desoroizimin e Shqipërisë!

Besart Xhaferri, kreu i FRPD, ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës, sot në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook Xhaferri shkruan se sot të gjithë duhet të dalin për t’i dhënë fund sorozimit të Shqipërisë.

“Në Amerikë Shqipëria është ekspozuar si koloni e SOROS dhe institucionet atje janë vënë në lëvizje për desoroizimin e Shqipërisë dhe veçanërisht të sistemit tonë të drejtësisë, tashmë i ekspozuar si një mashë e partisë socialiste që kërkon të certifikojë Narkosulltanatin e Edi Ramës.

Nga Amerika Shqipërinë e cilësojnë Narkoshtet dhe kur amerikanët flasin për Narkoshtet i referohen Hondurasit, ish President i të cilit, Juan Orlando Hernández, u dënua në SHBA për trafik ndërkombëtar droge.

Në Amerike janë të qartë se Edi Rama është kreu i një Narkoshteti që korruptoi një zyrtar të FBI dhe herët e vonë do ketë fatin e Noriegës dhe Hernández.

Po sot është radha jonë të jemi në shesh kundër këtij Narkoshtetit ndaj sot në orën 17:00 të gjithë të jemi para Kryeministrisë, për vete për familjet dhe për Shqipërinë!”, shkruan Xhaferri.

Të fundit