Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Janë 13 shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare

Seanca për Butrintin në Kushtetuese, Zhupa: Janë 13 shkelje

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka dhënë një deklaratë për mediat, para nisjes së seancën për Parkun Kombëtar të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese.

“Me kolegun Edmond Spaho do të paraqesim në emër të 36 deputetëve padinë për ceshtjen e Butrintit. Uroj që të jenë të gjitha palët prezente, uroj të jetë prezente ministrja Elva Margariti dhe ta mbrojë koncesionin e saj në të cilinë shtë bërë edhe anëtare bordi, uroj të jetë prezent edhe kryetari i bordit, Riçard Hoxhisi, për të argumentuar se si Butrinti është grek, sesi Shqipëria është një krijim i fuqive të mëdha dhe nuk duhet të ekzistonte.

Janë plot 13 shkelje të Kushtetutës dhe të konventave ndërkombëtare që janë shkelur me këtë koncesion. Sot nisim me besim se GJK do të qëndrojë në mbrojtje të interesit kombëtar.

E para që i ndodh Butrintit nëse GJK nuk vepron, ndërtohet në Butrint, që është një zonë e mbrojtur. Ajo që ndodh në Butrint është se çdo gjetje do të interpretohet nga ky grup dhe të ngatërrojnë historinë me tezat greke. Butrinti i hiqet nga kompetencat gjithë organeve të shtetit”, u shpreh Zhupa.

 

Të fundit