Flash News

Ditari i Opozitës

Seanca plenare/ Garda nuk lejon deputetët e opozitës të hyjnë në Kuvend

Seanca plenare/ Garda nuk lejon deputetët e opozitës të

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën plenare të radhës, por me 24 deputetë të përjashtuar të opozitës.

Deputetë demokratë kanë shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në seancë, por Garda nuk i ka lejuar pas përjashtimeve që bëri Komisioni i Etikës.

24 deputetë u përjashtuan, nga të cilët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë. Edi Paloka u përjashtu me 10 ditë ndërsa të tjerët nuk do të jenë pjesë e seancave për 40 ditë.

PS kerkoi masë disiplinore për: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Deputetët opozitarë bllokuan foltoren dhe gjuajtën me sende të forta në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali. Më pas deputetët nxorrën karriget jashtë sallës dhe i dogjën në oborr.

Qëndrimi i opozitë erdhi si shenjë revolte pas burgosjes së Ervin Saliani. Kreu i grupit të PD ka deklaruar se në Kuvend nuk do të ketë normalitet dhe se opozita ka ndërprerë çdo marrëdhënie me mazhorancën.


 

Të fundit