Flash News

Ditari i Opozitës

Sot seanca plenare/ Opozita vijon aksionin, protestë tek Parlamenti

Sot seanca plenare/ Opozita vijon aksionin, protestë tek Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sot protestën e njoftuar brenda dhe jashtë Parlamentit. Protesta do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Tubimi nis në orën 17:00 dhe do të vijojë si brenda sallës së Kuvendit ashtu edhe jashtë tij.

Ka qenë vetë kryedemokrati Sali Berisha i cili ka rikujtuar tubimin me një video të shpërndarë në Facebook. “Një thirrje për të gjithë ju miq, e hënë, 5 shkurt ora 17:00 te Parlamenti”, shkruan Berisha.

Protesta në “Rrugën e Shpresës” nuk është ndaluar teksa vijon prej javësh, ku mbështetës dhe simpatizantë kanë protestuar në mbështetje të kryedemokratit, Sali Berisha. Ata kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Berishën.

Të fundit