Flash News

Ditari i Opozitës

"Sot sërish protestë", Noka: Flamuri i PD-së është simbol i lirive të fituara

"Sot sërish protestë", Noka: Flamuri i PD-së

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar protestë sot sërish në mbështetje të kreut opozitar Sali Berishës i cili është në arrest shtëpie.

 Noka në reagimin e tij thekson se flamuri i PD është simbol i lirive të fituara.

Postimi i Nokës:

Flamuri i PD-së është simbol i ngadhënjimit mbi regjimin, simbol i lirive të fituara, simbol i pluralizmit.

Është flamuri i studentëve të dhjetorit, i shpresës tek e nesërmja. Flamuri ynë është simboli i përparimit infrastrukturor të Shqipërisë, i hapjes së saj me botën e qytetëruar, i udhëtimit pa viza dhe i anëtarësimit në KiE dhe #NATO.

Prof. Dr. Sali Berisha është flamurtari i Shqipërisë demokratike. Bashkues i Shqipërisë me Kosovën me rrugë. Kundërshtari më i guximshëm i ndarjes së Kosovës. Jemi plotësisht në mbështetje të tij. Sot sërish në protestë. Ora 18:00!

Të fundit