Flash News

Ditari i Opozitës

Sot takohet me demokratët e Fierit, Berisha kujton se si u prit në Kuvend nga mbështetësit: Moment historik!

Sot takohet me demokratët e Fierit, Berisha kujton se si u prit në
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video nga dita kur u prit me ovacione dhe nga shumë mbështetës, para se të hynte në Kuvend.

Teksa përshëndeti demokratët, Berisha paralajmëroi nisjen e një beteje, që sipas tij, synonte shpëtimin e PD. Në video, ai ka shkëputur pjesën kur flet pazare Rama-Basha.

Kujtojmë që sot Berisha do të jetë në Fier në orën 18.00, ku do të zhvillojë takimin e radhës me bazën e partisë dhe mbështetësit e tij. Berisha e nisi aksionin nga Tirana dhe ka deklaruar se do ta shtrijë në të gjithë vendin.

Ai e ka cilësuar nul vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD. Ish-kryeministri synon që të rikthejë PD në piedestalin që meriton, siç është shprehur vetë ai.

Të fundit