Flash News

Ditari i Opozitës

Sot zgjedhjet në LSI, për herë të parë anëtarët votojnë online

Sot zgjedhjet në LSI, për herë të parë

Sot në të gjithë Shqipërinë, por edhe në diasporë, anëtarët e LSI-së votojnë për delegatët, kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese.

Procesi nisi në orën 09.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00. Pritet që në këto zgjedhje partia do të votojë dhe rikonfirmojë kryetaren Monika Kryemadhi, ndërsa për herë të parë Lëvizja Socialiste për Integrim do të aplikojë votimin online në zgjedhjet e kësaj force.

Në të gjithë Shqipërinë janë 51 qendra votimi, ku anëtarët e LSI mund të votojnë nëpërmjet votimit fizik, por edhe nëpërmjet votimit online që është një risi e sjellë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

 

Të fundit