All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Sot zgjidhet kreu i PD-së në Dibër, dy kandidatët

All - Paragraf - 1

Sot zgjidhet kreu i PD-së në Dibër, dy kandidatët

Sot zgjidhet drejtuesi i ri i PD-së në Dibër. Procesi zgjedhor ka nisur në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

All - Paragraf - 3

Dy kandidatët në garë janë Hamza Lleshi dhe Ilir Krosi. Kështu bën me dije Komisioni i Rithemelimit, ndërsa shton se zgjedhjet për drejtuesit e ri të PD në të gjithë vendin po zhvillohet sipas parimit, një anëtar, një votë.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot,  më 22 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD Dibër. Qendra e Votimit është në Pallatin e Kulturës Peshkopi.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetar janë:

Hamza Lleshi

Ilir Krosi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

 

Të fundit