Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: 21 vende të BE nuk e kanë ligjin për ‘barazinë gjinore’, nuk ka lidhje me integrimin

Spahia: 21 vende të BE nuk e kanë ligjin për ‘barazinë

Deputeti i Partisë Demokratike,  njëherësh Kryetari i Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Bardh Spahia komentoi ligjin për ‘barazinë gjinore’, i miratuar mbrëmë në Kuvend me votat e mazhorancës.

I ftuar në Syri tv, Spahia ka theksuar se 21 nga vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë një legjislacion të tillë.

"Mjafton të përmendim faktin që janë 21 vende të Bashkimit Europian që nuk e kanë këtë ligj. Të rikujtojmë për qytetarët edhe faktin që shtete si Sllovenia apo Hungaria së fundmi ëh, kanë bërë të kundërtën e këtij ligji. Janë shprehur qartazi për njohjen e vetëm dy gjinive, për të treguar që nuk ka aspak lidhje me procesin e integrimit europian dhe nuk është kusht. Pasi proceset e integrimit europian rregullohen kryesisht nëpërmjet direktivave që Bashkimi Europian lëshon.

Dhe ne i kemi studiuar me vëmendje direktivat e Bashkimit Europian për barazinë gjinore. Ne i kemi nxjerrë madje, i kemi evidentuar. Në këto direktiva përdoren vetëm tre nocione. Dhe konkretisht, ‘Equality between women and men’, pra barazia midis grave dhe burrave. ‘Gender equality’, barazi gjinore në kuptimin binar: burrë dhe grua. ‘Equal treatment in employment, occupation and pay’.

Pra, trajtimi i barabartë në punë, profesion dhe paga. Dhe gjithmonë i referohet qartazi kuptimit binar, pra të njohjes së vetëm dy gjinive: burrë dhe grua. Në asnjë prej këtyre direktivave të Bashkimit Europian nuk përdoren termat që përdoren në ligjin aktual shqiptar, ku kryesoret janë, përkatësi, termat përkatësi e dyfishtë, e cila përsëritet 25 herë pothuaj në çdo nen të ligjit", tha Spahia. 

Të fundit