All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Spahia: Ahmetaj të tregojë se si Rama e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet

All - Paragraf - 1

Spahia: Ahmetaj të tregojë se si Rama e shndërroi

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia thotë se Arben Ahmetaj, nga bashkëpunëtor kryesor i Ramës, duhet të kthehet në bashkëpunëtorin kryesor të drejtësisë, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të tij për RAI3.

All - Paragraf - 3

Në një postim në Facebook, Spahia shkruan se Ahmetaj duhet të merret nga SPAK dhe të tregojë se si Rama ka qeverisur si një organizatë kriminale.

“Ka ardhur koha që, Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori kryesor i Edi Ramës të kthehet në bashkëpunëtorin kryesor të drejtësisë.

Nëse, me të drejtë, nuk ka besim tek SPAK, të dëshmojë aty ku ka gjetur strehim! Por Arben Ahmetaj duhet të flasë! Të tregojë gjithçka di sesi Rama ka qeverisur shtetin si një organizatë kriminale, duke e shndërruar Shqipërinë nga një vend me demokraci funksionale në një NARKOSHTET.

Kamerat e fshehta, dëshmitë e thëna aty-këtu dhe njëherë në kaq kohë të Arben Ahmetajt janë një problem për Ramën, por gjithsesi, të menaxhueshme prej tij.

Arben Ahmetaj i di, i njeh, i ka emrat dhe gjithë poshtërsitë e ish shefit të tij, prandaj ai duhet të shndërrohet në bashkëpunëtor të drejtësisë me statusin e të penduarit! Ai duhet të flasë jo nga restorantet e Europës, por nga zyrat e agjencive ligjzbatuese të Europës!”, shkruan Spahia.

Të fundit