Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia denoncon situatën te 'Shëndetësia': Maxhoranca pengon debatet për 'barazinë gjinore' dhe intitmidon përfaqësuesit

Spahia denoncon situatën te 'Shëndetësia': Maxhoranca

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me situatën e sotme në komision, ku, sipas tij, maxhoranca ka tentuar të intimidojë dhe pengojë diskutimin mbi çështje serioze shëndetësore.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se “Me zë dhe figurë situata ishte e turpshme sot në komisionin e Shëndetësisë, ku maxhoranca, pasi iu rrëzua me votë kërkesa për të futur në rendin e ditës projekt-ligjin për ‘Barazinë Gjinore’, tentoi të pengojë relatimin e përfaqësuesve të qeverisë përballë komisionit parlamentar", duke iu referuar socialistit Eduart Shalsi.
Ai thekson se shqetësimet reale mbi përdorimin dhe tregëtimin e biocideve pa kontroll apo rreziku i përdorimit të fostoksinës në raste tragjike po neglizhohen nga maxhoranca në funksion të një axhende që Spahia e cilëson anti-familje, antinjerëzore dhe antikombëtare.

“Për maxhorancën rëndësi kanë vetëm konceptet e ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’ dhe njohja e më shumë se dy gjinive, ndërsa shqetësimet shëndetësore serioze kalojnë në plan të dytë,” shkruan Spahia.
Ky reagim vjen ndërkohë që debati mbi projekt-ligjin për Barazinë Gjinore ka ngjallur tensione në komisionet parlamentare, duke ndarë opinionin publik mbi prioritetet e qeverisë në fushën e shëndetësisë dhe edukimit gjinor.

Të fundit