Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia i përgjigjet deklaratave të Ramës: Shkodra është vlerë dhe qytetari që nuk bëhet pis

Spahia i përgjigjet deklaratave të Ramës: Shkodra është

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe njëherazi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia i është përgjigjur komenteve dhe deklaratave të kryeministrit Rama për SHkodrën.

Në Facebook, Spahia ka ndarë një shprehje e cila thotë: “Shkodra është identitet, dëshmi rezistence, vlerë dhe qytetari që nuk zbehet dhe as nuk mund të bëhet pis nga ata që edhe njëherë të vetme kur flasin për të duan ta njollosin”.

Spahia thotë më tej se “qytetaria Shkodrane e refuzon gjuhën e urrejtjes dhe baltosjes së qytetit tone”, duke shprehur kështu qëndrimin që ka për deklaratat e Ramës.

Disa ditë më parë, kur prezantoi kandidatin e tij për Shkodrën, Benet Becin, Rama tha se është e vetmja bashki e mbuluar nga plehrat duke akuzuar kështu kryebashkiakun Spahia.

“Shkodra është e vetmja bashki ku kazanet e plehrave mbulohen nga plehrat. Po vazhdojmë ta ngrenë nivelin mjedisor të Shqipërisë në një nivel që ka s’ka qenë kurrë. Në Shkodër është e pamundur”, deklaroi Rama.

Të fundit