Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Janë larguar 125.000 të rinj, 250 shkolla janë mbyllur për 10 vite

Spahia: Janë larguar 125.000 të rinj, 250 shkolla janë mbyllur

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, u shpreh se Partia Demokratike ka nisur kontaktet me qytetarët për t’u shpjeguar paketën e emergjencës, që do ta zbatojë pas ardhjes në pushtet.

Për “Kafe Shqeto”, Spahia theksoi se sot janë larguar 125 mijë të rinj dhe 295 shkolla janë mbyllur për shkak të numrit të ulët të nxënësve.

"Jemi në një aktivitet intensiv tashmë, në kontakt  me qytetarët shqiptar për të diskutuar mbi problematikat që shqetësojnë përditshmërinë e tyre, por edhe për t’i shpjeguar ofertën e PD,  e cila ka filluar të bëhet publike përmes prezantimit të asaj paketës së emergjencës, që PD do e zbatojë menjëherë pas ardhjes në pushtet, pas zgjedhjeve të 11-majit.

Nuk na kompleksojnë aspak analistët, realisht ne tanimë diskutimin e kemi me qytetarin shqiptar, me ato qindra familje që përballen me vështirësi të zakonshme prej vitesh tashmë në drejtimin e Ramës dhe qeverisë së tij të zytur në korrupsion, me një impakt të rëndë për çdo individ.

Shifrat flasin qartë, edhe gjatë nisjes së emisionit tek inserti u fol për shifra alarmante largimi të shqiptarëve jashtë vendi.

Mjafton që të ju referohemi këto shifra, në raport me Census-in e vitin 2011, të rinjtë e moshës 15-19 vjeç nga 263 mijë që ishin në 2011 janë larguar 125 mijë të rinjë, rreth 295 shkolla të mbylluara këtë hark kohor.

Vetëm këtë vit,, siç e kam thënë gjatë intervistave të fundit të mia janë mbyllur 4 shkolla të sistemit parauniversitar në Shkodër, në ‘Universitetin  e Shkodrës’ nga 2563 studentë që regjistroheshin në vitin 2013, sot në 2024 janë regjistruar  628 studentë, pra 4 herë më pak dhe fakultete të tëra rrezikojnë të mbyllen nga regjistrimi i studentëve", deklaroi Spahia.

Të fundit