Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Në 11 Maj i japim fund diskriminimit të veriut

Spahia: Në 11 Maj i japim fund diskriminimit të veriut

Banorët e njësisë administrative Rrethina të Shkodrës përballen me problematika të shumta që prej 12 vitesh shpërfillen nga qeveria shqiptare.

Nga problemi i furnizimit me energji elektrike, tek mungesa e çertifikave të pronësisë, subvencionet në bujqësi etj, janë shqetësime që rëndojnë mbi çdo familje dhe që pas 11 Majit do të jenë prioriteti kryesor i qeverisë së re të partisë demokratike.

Gjatë takimit me banorët e Shtojit të Ri, kandidatit për deputet i PD në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, banorët e kësaj zone i shprehen falënderimet e tyre, që gjithmonë ka qënë një zë për ta dhe premtuan se në 11 Maj, do të mbështesin alternativën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si e vetmja garanci që zëri i tyre të dëgjohet. Spahia garantoi se me 11 Maj merr fund diskriminimi i Shkodrës dhe veriut.

Të fundit