Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia përgënjeshtron Edi Ramën dhe Benet Becin: Projektin e tregut në Rus e gjetët gati

Spahia përgënjeshtron Edi Ramën dhe Benet Becin: Projektin e

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia publikoi disa fakte që rrëzojnë deklaratëtn e kryeministrit Edi Rama se ishte PS ajo që ideoi projektin e tregut të Rusit në Shkodër.

Fotot e bëra publike nga zoti Spahia hedhin dritë mbi të pavërtetën e kryeministrit dhe kryetarit aktual të Bashkisë, Benet Beci. Bardh Spahia tha se projekti është bërë gati që në mars 2023 nga administrata e drejtuar prej tij, një kohë kur Edi Rama bllokoi financimin e çdo projekti që i kërkohej nga Bashkia e Shkodrës.

Postimi:

Sa herë flet për Shkodrën, Edi Rama gënjen!

Projekti i tregut të Rusit është një projekt i përfunduar dhe gati për t’u zbatuar që në fillim të vitit 2023, gjatë kohës kur, ndryshe nga tani, bashkia drejtohej nga vullneti i lirë i votuesve dhe jo nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i Edi Ramës!

Fotot më poshtë tregojnë se projekti i tregut ishte përfunduar nga administrata të cilën unë drejtoja dhe ishte gati për financim që në Mars 2023. Projekti do të realizohej brenda 6 mujorit të parë nga Bashkia Shkodër. Ishte koha kur Edi Rama refuzonte çdo projekt për Shkodrën duke vendosur të parin interesin e ngushtë politik dhe jo interesin e shkodranëve.

Sot, Benet Beci, në vend që t’i lëpihet Ramës, do të duhej të gjente kurajon të tregonte të vërtetën për projektin e gjetur gati. Nuk pres ndonjë falenderim nga pengu i krimit të organizuar, por shkodranët duhet ta dinë se projekti i tregut u vonua për rreth dy vjet nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij.

 

Të fundit