Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo tregon monizmin informativ të qeverisë

Spahia: Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo tregon monizmin informativ të

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të gazetarit Ilir Babaramo nga Report TV, vetëm e vetëm se tha live në ekran, se Edi Rama nuk kishte bërë asgjë në 10 vite qeverisje.
‘Kur një gazetar largohet me urdhër shteti, humbësi i vërtetë nuk është vetëm gazetari por çdo qytetar’, shkruan Spahia, dhe sipas tij ‘qëllimi është krijimi i një monizmi informativ ku ekziston vetëm e vërteta e ‘Udhëheqësit’.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia:

Nuk mund të ketë gazetari të lirë kur ekrani kontrollohet nga zyra e Kryeministrisë.
Solidaritet me Ilir Babaramon! Turp për ata që shiten e blihen me paratë e taksapaguesve!
Kjo nuk është hera e parë që zërat që nuk bëjnë kompromis fshihen nga skena, përjashtohen nga konferencat apo kërcënohen.
Qëllimi është krijimi i një monizmi informativ ku ekziston vetëm e vërteta e ‘Udhëheqësit’.
Kur një gazetar largohet me urdhër shteti, humbësi i vërtetë nuk është vetëm gazetari por çdo qytetar.
Një media që paguhet nga qeveria për të heshtur, është një media që punon kundër popullit të vet.
Ky akt tregon se regjimi ka hyrë në fazën e tij më paranojake, ku çdo pyetje e drejtë dhe çdo analizë e ftohtë shihet si rrezik për pushtetin e Edi Ramës të ngritur mbi afera korruptive dhe lidhje kriminale.

Të fundit