Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia: Shkodra, bashkia me numrin më të madh të të larguarve nga qeverisja kriminale të Ramës

Spahia: Shkodra, bashkia me numrin më të madh të të

Bashkia e Shkodrës, është një prej zonave që kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023.

Lidhur me të dhënat e censusit të fundit, ka reaguar ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, sipas të cilit shkak është bërë qeverisjes kriminale të Edi Ramës.

"Shkodra është bashkia me numrin më të madh të të larguarve gjatë qeverisjes kriminale të Edi Ramës.
Sipas shifrave të censusit të fundit, mbi 33.000 shkodranë janë larguar nga vendlindja e tyre gjatë 12 viteve të fundit të sundimit të krimit, vjedhjes, shtypjes e varfërimit ekstrem nën drejtimin e organizatës kriminale të quajtur rilindje. Mbi 60.000 janë të larguarit nga qarku Shkodër.
Thirrja ime për bashkqytetarët e mi dhe çdo shqiptar është: mos ikni, mos ja lini vendin tuaj e të të parëve, hajdutëve e maskarenjve por të reagojmë.
E di që është e vështirë të jesh i ndershëm e të përballesh me dinjitet me të keqen, por nuk ka rrugë tjetër.
Le të jenë vlerat tona më të mira busulla jonë në përballjen me të keqen duke u bashkuar e mbështetur në forcën që na jep e drejta dhe ndjenja e përgjegjësisë qytetare secilit nga ne.
Të përballemi sot me ata që po boshatisin Shqipërinë dhe po na vjedhin të ardhmen.
Ne duhet të ngrihemi e ti shporrim shkaktarët e shkatërrimit të vendit e shoqërisë tonë, që ti lëmë brezave që do vijnë trashëgiminë e vlerave dhe jo të veseve, të të mirës e jo të keqes!", shkruan Spahia në rrjetet sociale. 

Të fundit