Flash News

Ditari i Opozitës

“Spaho abstenoi vettingun”, reagon deputeti: Mashtrim! Autorizoj Kuvendin të publikojë fletën e votimit

“Spaho abstenoi vettingun”, reagon deputeti: Mashtrim! Autorizoj

Kuvendi votoi dje zgjatjen e afateve për organet e vettingut, me 118 vota pro, 4 abstenim dhe asnjë kundër. Opozita i bashkoi votat me maxhorancën, ish-kryeministri Berisha dhe deputetët e tij vendosën të bojkotonin votimin, ndërsa 3 deputetë të LSI abstenuan.

Një artikull i gazetarit Mero Baze, ka veçuar deputetin Edmond Spaho. Baze pohon në artikull se “i vetmi që qëndroi në sallë Edmond Spaho ka abstenuar” duke shtuar më tej se “Spaho u detyrua të qëndrojë”.

Vetë deputeti ka reaguar përmes nj sqarimi në Facebook, ku shkruan se ai nuk ka votuar madje autorizon edhe Kuvendin që të bëjë publike fletën e tij të votimit. Spaho shton se shkrimi i Bazes është një mashtrim, pasi ai ka qëndruar deri në fund të seancës plenare dhe ka qenë i fundit deputet që foli jo në emër të grupeve.

Postimi i Spahos:

Kjo qe shkruhet ketu per mua eshte mashtrim. Une nuk kam abstenuar. Une kam qendruar deri ne fund te seances sepse isha i fundit deputet qe fola para se flitej ne emer te grupeve.

Si te gjithe deputetet e Foltores, edhe une nuk kam marre pjese ne votim. Per fat, votimi behet duke firmosur cdo deputet me emer mbiemer dhe firme. Autorizoj kedo, perfshire Kuvendin, qe te beje publike fleten time te votimit meqenese supozohet qe une paskam abstenuar.

Nuk ka flete votimi te Edmond Spahos sepse une nuk kam votuar. Fleten time te votimit e gjeni te shkarravitur poshte tavolines sime ku rri ne sallen e Kuvendit.

Per me teper, ne fjalen time i jam drejtuar kolegeve te grupit te Bashes qe me voten pro i keni dhene mundesine Rames te kape edhe ate pjese qe i ka mbetur pa kapur ne sistemin e drejtesise.

Të fundit