Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Alibeaj dhe Bardhi kanë pranuar të hyjnë në negociata pa kushte

Spaho: Alibeaj dhe Bardhi kanë pranuar të hyjnë në negociata

Deputeti demokrat Edmond Spaho është shprehur se si Gazment Bardhi ashtu edhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë venë kushte lidhur me bisedimet që po bëhen mes palëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në Euronews Albania, Spaho tha se të dy kanë pranuar të hyjnë në bisedime bashkëpunimi dhe kanë pranuar të hyjnë në negociata pa kushte.

“Unë nuk di që nga Alibeaj të jenë vënë kushte. Unë po them që Bardhi dhe Alibeaj kanë pranuar të hyjnë bisedime për të bashkëpunuar me foltoren për zgjedhjet e 14 majit. Ata e dinë shumë mirë se në krye të PD-së. Po negociojnë mbi këto baza. Kanë thënë hyjmë në negociata pa kushte. Berisha është kryetari i PD-së”, tha Spaho.

Të fundit